Përplaset autobusi në Indonezi, 13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Azia

Përplaset autobusi në Indonezi, 13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 34 janë lënduar pasi një autobus është përplasur në një shkëmb në provincën Yogyakarta të Indonezisë.

Shefi i policisë, Ihsan u tha gazetarëve se autobusi po zbriste një rampë të pjerrët rreth orës 14:00 të së dielës, kur shoferi humbi kontrollin.

Duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve, Ihsan tha se shoferi dukej se ishte në panik dhe vazhdimisht ndërronte marshin për të ulur shpejtësinë.

“Ka një dëshmitar që thotë se frenat nuk funksionuan”, tha ai.

Sipas policisë, mes të vdekurve është edhe shoferi, shkruan DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat