Rrëzohet një avion luftarak iranian, raportohet për viktima

Azia

Rrëzohet një avion luftarak iranian, raportohet për viktima

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Një avion luftarak iranian, i tipit F-5. Fotografi nga arkivi

Një avion luftarak iranian është rrëzuar mbi stadiumin e një shkolle, që gjendet në një zonë të banuar në qytetin Tabriz, duke vrarë dy pilotët dhe të paktën një civil, raportoi media shtetërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi më 21 shkurt se avioni ishte i tipit F-5 dhe se autoritetet po hetojnë shkakun e rrëzimit.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në Iran tha se avioni u përplas në stadiumin e shkollës, duke shtuar se një prej viktimave ishte banor i lagjes ku ndodhi incidenti.

Një zyrtar lokal i tha televizionit shtetëror se avioni u rrëzua rreth orës 09:00, sipas kohës lokale, në lagjen Monajem të Tabrizit.

Ai tha se në kohën e incidentit, shkolla ishte e mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Avioni luftarak F-5 është prodhim amerikan dhe ishte blerë nga Irani para Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Për shkak se për dekada Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Teheranit, flota ajrore iraniane nuk është përditësuar me pajisje të reja.

Forcat ajrore iraniane po ashtu përdorin avion MiG dhe Sukhoi, që prodhohen nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat