Kina kundërshton çdo lëvizje që i shton “benzinë zjarrit” në situatën me Ukrainën

Azia

Kina kundërshton çdo lëvizje që i shton “benzinë zjarrit” në situatën me Ukrainën

Më: 6 mars 2022 Në ora: 08:22
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në një bisedë telefonike Sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se Pekini do të kundërshtojë çdo veprim që i shton “benzinë zjarrit” sa i përket situatës së shkaktuar në Ukrainë.

Në një një intervistë për Global Times, Wang Yi tha se ai e inkurajoi mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave.

Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy zyrtarëve brenda dy javësh.

Kriza ka paraqitur një sfidë të madhe për Kinën, e cila ende nuk e ka dënuar apo miratuar sulmin e Rusisë, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat