Vazhdojnë kërkimet pas rrëzimit të aeroplanit në Kinë

Azia

Vazhdojnë kërkimet pas rrëzimit të aeroplanit në Kinë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:56
Aeroplan i kompanisë, China Eastern Airlines.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar pas rrëzimit të një aeroplani në jug të Kinës më 21 mars.

Fluturimi i kompanisë, China Eastern Airlines, - i nisur nga qyteti kinez, Kunming për në Guangzhou - ka qenë duke bartur 132 pasagjerë kur është përplasur në majat e provincës Guanksi.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka urdhëruar hetim të plotë.

Mediat lokale kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë identifikuar vendin ku është përplasur aeroplani dhe aty kanë gjetur valixhe, kuleta dhe kartela identifikimi të pasagjerëve.

Numri i viktimave nuk dihet ende, mirëpo ka shqetësime se nuk ka të mbijetuar.

Kompanitë ajrore kineze kanë histori të mirë sa i përket sigurisë, pasi aksidenti i fundit masiv ka ndodhur 12 vjet më parë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat