​Shangai në izolim për shkak të përhapjes së re të koronavirusit

Azia

​Shangai në izolim për shkak të përhapjes së re të koronavirusit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Kina ka njoftuar se qyteti i Shangait do të jetë në izolim për nëntë ditë, gjatë të cilave banorët do të testohen për virusin korona në dy faza.

Autoritetet deri më tani kanë refuzuar të mbyllin qytetin me 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë, pasi Shangai është një qendër e rëndësishme financiare, sipas BBC.

Megjithatë, teksa Shangai regjistroi rritjen më të lartë ditore të rasteve të COVID-19 të shtunën që nga fillimi i epidemisë dy vjet më parë, autoritetet ndryshuan vendimin.

Bllokimi do të bëhet në dy faza, ku pjesa lindore e qytetit nën kufizime nga nesër deri më 1 prill dhe pjesa perëndimore nga 1 deri më 5 prill.

Transporti publik do të pezullohet, dhe kompanitë dhe fabrikat do të pezullojnë funksionimin ose punën online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat