Izraeli mbyll pikëkalimin për banorët e Gazës pas sulmeve me raketa

Azia

Izraeli mbyll pikëkalimin për banorët e Gazës pas sulmeve me raketa

Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:54
Policia izraelite në rrugët e Jerusalemit. Fotografi nga arkivi.

Izraeli ka thënë se do të mbyllë të dielën pikëkalimin e vetëm për punëtorët nga Rripi i Gazës, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa natën e kaluar.

Sulmet me raketa në mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës vijnë pas disa ditëve të përleshjeve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem dhe pas një muaji të dhunës vdekjeprurëse.

Trazirat – të cilat kanë ndodhur teksa festivali hebre përkon në kohën kur myslimanët agjërojnë në Muajin e shenjtë të Ramazanit – ka nxitur shqetësimet ndërkombëtare për konflikt, një vit pasi një dhunë e tillë ka rezultuar me luftë 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve me bazë në Gaza.

“Pas nisjes së raketave drejt territorit të Izraelit nga Rripi i Gazës natën e kaluar, është vendosur që pikëkalimet në Izrael për punëtorët e Gazës do të mbylljen këtë të diel”, ka thënë një njësit i Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael.

Për sulme me raketa është raportuar edhe të mërkurën dhe të enjten.

Izraeli ka nisur sulme ajrore si shenjë hakmarrjeje ndaj atyre sulmeve, mirëpo si shenjë për ulje të tensioneve, të premten ka ndërruar strategjinë duke mbyllur pikëkalimin Erez, masë ekonomike që mund të dëmtojë banorët e Rripit të Gazës.

“Rihapja e pikëkalimit do të vendoset në përputhje me vlerësimet e situatës së sigurisë”, kanë thënë autoritetet izraelite.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat