Momenti kur një shkollë në Sichuan të Kinës goditet nga tërmeti

Azia

Momenti kur një shkollë në Sichuan të Kinës goditet nga tërmeti

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:07
Tërmeti në Kinë

Pamjet e lëshuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë momentet se kur tërmeti me fuqi prej 6.1 ballësh goditi edhe një shkollë në provincën jug-perëndimore kineze të Sichuan.

Dhjetëra nxënës të frikësuar u panë duke u fshehur poshtë bankave të tyre pak para se të dilnin duke vrapuar nga klasa e tyre.

Qendra Kineze për Rrjetin e Tërmeteve tha se tërmeti i parë i cili epiqendrën e kishte në qarkun Lushan të Ya’an, ishte me 17 kilometra thellësi.

Pastaj goditi edhe tërmeti i dytë me magnitudë prej 4.5 ballësh, i cili la të vdekur 4 njerëz dhe 14 të tjerë të lënduar.

Sichuan është një zonë e cila shpesh goditet nga tërmetet. Tragjedia e fundit nga tërmetet kishte ndodhur në vitin 2008, kur një tërmet me fuqi prej 8.0 ballë goditi kantonin Wenchuan në veri-perëndim të Sichuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat