Të paktën 26 të vdekur dhe disa të lënduar pasi një autobus bie në një humnerë në Indi

Azia

Të paktën 26 të vdekur dhe disa të lënduar pasi një autobus bie në një humnerë në Indi

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, pasi një autobus në Uttarakhand të Indisë, ka rënë në një humnerë.

Autobusi po transportonte 30 persona, duke përfshirë shoferin, për në Yamunotri, vendi i largët i pelegrinazhit hindu në shtetin Himalayan, kur doli nga rruga të dielën në mbrëmje.

“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalet aty pranë”, tha mbikëqyrësi i policisë së qarkut, Arpan Yaduvanshi.

Yaduvanshi shtoi se punonjësit e shpëtimit ishin ende në kërkim të një pasagjeri të zhdukur dhe numri i të vdekurve “mund të rritet më tej”.

Uttarakhand piktoresk ka disa nga vendet më të shenjta hindu dhe pret miliona pelegrinë çdo vit, por ka një rrjet tejet të rrezikshëm të rrugëve.

Kryeministri Narendra Modi njoftoi një kompensim prej 200 mijë rupi indiane (2,575 dollarë) nga Fondi Kombëtar i Ndihmës së Kryeministrit për familjet e të vrarëve në aksident. Të plagosurit do të marrin 50 mijë rupi (644 dollarë) secili.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat