Shkon në mbi 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Azia

Shkon në mbi 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan ka shkuar në mbi 1 mijë, ndërkohë që rreth 1,500 raportohen të jenë të lënduar.

Tërmeti prej 5.9 ballë të Rihterit është goditja më e fortë që ka përjetuar Afganistani ndër dekada.

Fatkeqësia humanitare vjen në një kohë të vështirë për vendin e sunduar nga talibanët, aktualisht në grahmat e një krize urie dhe ekonomike.

Shumica e vdekjeve ishin në provincën Paktika, në rrethet Giyan, Nika, Barmal dhe Zirok, sipas Ministrisë së Shtetit për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Numri i viktimave pritet të rritet, teksa misionet e kërkimit vazhdojnë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Talibanët mbajtën një takim urgjent për të organizuar sigurimin e transportit për të lënduarit dhe ndihmën materiale për viktimat dhe familjet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat