Rrjedhja e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë vret dhjetë persona, lëndohen qindra të tjerë

Azia

Rrjedhja e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë vret dhjetë persona, lëndohen qindra të tjerë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:39
Rrjedhja e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë

Dhjetë persona janë vrarë dhe më shumë se 251 të tjerë janë plagosur nga një rrjedhje e gazit toksik në portin Akaba të Jordanisë në Detin e Kuq.

Një kontejner magazinimi kimik ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, tha Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.

Departamenti i Mbrojtjes Civile dërgoi ekipe të specializuara në port për t’u marrë me rrjedhjet dhe operacionin e pastrimit.

Deri tani zyrtarisht nuk është konfirmuar kimikati, zyrtarët jashtë portit kanë thënë se ishte klor.

Mediat shtetërore thanë se pothuajse 200 njerëz po trajtoheshin në spitalet lokale, derisa të lënduarit e tjerë ishin liruar nga spitali.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qytetit Aqaba, i cili është rreth 16 kilometra në veri, të qëndrojnë brenda dhe t’i mbyllin dritaret dhe dyert,shkruan BBC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat