Situata e tensionuar me Tajvanin, Kina i jep goditjen e fuqishme zyrtares lituaneze

Azia

Situata e tensionuar me Tajvanin, Kina i jep goditjen e fuqishme zyrtares lituaneze

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:06
Presidenti kinez, Xi Jinping.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit aziatik, Wang Wenbin, ka dënuar vizitën e një zyrtareje lituaneze në ishullin aziatik duke sanksionuar këtë të fundit, sipas Reuters.

“Ne dënojmë fuqishëm forcat lituaneze për shkeljen e qëllimshme të sovranitetit të Kinës dhe ndërhyrjen flagrante në punët e brendshme të Kinës”, tha Wang në një konferencë për shtyp.

Wang kujtoi se në mënyrë që vendi i tij të zhvillojë marrëdhënie dypalëshe me vendet e tjera, duhet të respektohet rregulli bazë që Tajvani është pjesë e Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Lituanisë janë përkeqësuar që kur vendi baltik autorizoi hapjen e një zyre përfaqësuese tajvaneze në Vilnius, gjë që solli kritika të forta nga Pekini.

Tani, vizita e një zyrtarje lituaneze në Tajvan në mes të konfliktit në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi ishullin aziatik, ka motivuar kërcënimin e vendit aziatik ndaj Lituanisë.

Ministria e Jashtme e Kinës gjithashtu vendsoi sanksione ndaj zëvendësministres së Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë, Agne Vaiciukeviciute për vizitën në Tajvan, duke rritur tensionet midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme tha se Pekini do të pezullojë gjithashtu angazhimet me ministrinë  dhe bashkëpunimin për transportin me Lituaninë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat