Mbi 60 për qind e gazetarëve janë larguar nga Afganistani që nga ardhja në pushtet e talibanëve

Azia

Mbi 60 për qind e gazetarëve janë larguar nga Afganistani që nga ardhja në pushtet e talibanëve

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:46
Një anëtar i forcave speciale talibane shtyn një gazetar që mbulon një demonstratë jashtë një shkolle në Kabul, 30 shtator 2021.

Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ose kanë ikur nga vendi që nga ardhja në pushtet e talibanëve një vit më parë, sipas një raporti të publikuar të premten nga organizata Reporterët pa Kufij.

OJQ-ja me bazë në Francë tha se 219 nga 547 organizatat mediatike të vendit kishin ndërprerë funksionimin që kur talibanët morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Gratë gazetare janë prekur më së shumti, me 76 për qind prej tyre që kanë humbur punën.

"Gazetaria është shkatërruar gjatë vitit të kaluar në Afganistan," tha në një deklaratë sekretari i përgjithshëm i RPK, Christophe Deloire.

"Autoritetet duhet të marrin përsipër t'i japin fund dhunës dhe persekutimit ndaj punonjësve të medias dhe duhet t'i lejojnë ata të bëjnë punën e tyre të papenguar."

Sondazhi zbuloi se vetëm 656 gra gazetare ishin ende duke punuar në vend, shumica dërrmuese në Kabul, nga 2,756 që ishin një vit më parë.

Akuzat për imoralitet janë përdorur më së shumit për t'i hequr ato nga postet e tyre.

"Kushtet e jetesës dhe punës së grave gazetare në Afganistan kanë qenë gjithmonë të vështira, por sot po përjetojmë një situatë të paprecedentë," i tha RPK-së gazetarja me bazë në Kabul, Meena Habib.

Ata punojnë në kushte të dhunshme fizike dhe mendore, pa asnjë mbrojtje”.

Disa media janë detyruar të mbyllen nga rregullat kundër transmetimit të muzikës dhe përmbajtjeve të tjera, ndërsa të tjerat nuk kanë mundur të vazhdojnë pa financim ndërkombëtar.

Një dekret i lëshuar nga udhëheqësi suprem taliban Mullah Haibatullah Akhundzada muajin e kaluar paralajmëronte kundër "shpifjes dhe kritikimit të zyrtarëve qeveritarë pa prova".

Kjo lëvizje ishte e fundit në një seri masash që synonin frenimin e lirive të shtypit.

Të paktën 80 gazetarë janë arrestuar në periudha të ndryshme nga forcat e sigurisë vitin e kaluar, me tre që aktualisht mbahen të burgosur aktualisht, tha RPK.

OJQ-ja e renditi Afganistanin në vendin e 156 nga 179 vende në indeksin e saj të lirisë së shtypit për vitin 2022./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat