Covid po mbyll gjithçka, qytetarët në Shangai nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre në një kohë rekord

Azia

Covid po mbyll gjithçka, qytetarët në Shangai nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre në një kohë rekord

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Covid ka pezulluar të gjitha aktivitetet në Shangai të Kinës pas një numri të lartë infektimesh në një kohë të shkurtër, ndërsa së fundmi në disa pamje që qarkullojnë në rrjet shihet se si njerëzit vrapojnë për të marrë gjërat që u nevoiten në dyqanin që do të mbyllet.

Blerësit në panik nxituan duke bërtitur dhe shtyrë njëri-tjetrin të mernin sa më shpejt gjërat, përpara se dyert e dyqanit të mbylleshin.

Zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor të Shangait, Zhao Dandan tha se dyqani dhe zona e prekur do të jenë nën menaxhim të mbyllur për dy ditë. Njerëzit të cilët kanë qenë të rrezikuar do të jenë nën vëzhgim gjatë kësa periudhe.

Të hënën, autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan gjashtë raste të transmetuara lokalisht Covid-19 në Shanghai, nga të cilat pesë ishin asimptomatike.

Shanghai shtëpia e 25 milionë njerëzve, u mbyll për dy muaj në fillim të këtij viti duke çuar në pakënaqësi, pasi banorët raportuan vështirësi në porositjen e gjërave thelbësore të përditshme, përfshirë ushqimin dhe ilaçet.

Duke u mbështetur në teknologjinë celulare dhe të dhëna, qeveria kineze përdor një sistem “kodi shëndetësor” të bazuar në ngjyra për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve dhe për të frenuar përhapjen e virusit.

CNN shkruan se njerëzit në shumë qytete kineze duhet të paraqesin një kod QR të shëndetit të gjelbër për të përdorur transportin publik dhe për të hyrë në qendrat tregtare, palestrat dhe restorantet.

Sistemi regjistron vendndodhjen e tyre dhe nëse ata kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar Covid-19, kodet shëndetësore do të bëhen të kuq.

Javën e kaluar, më shumë se 80,000 turistë u bllokuan në ishullin turistik popullor të Hainan pasi autoritetet njoftuan masa bllokimi për të frenuar një shpërthim të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat