Irani thotë se kufijtë me Irakun janë rihapur, por kërkon kujdes

Azia

Irani thotë se kufijtë me Irakun janë rihapur, por kërkon kujdes

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Autoritetet në Iran kanë njoftuar se kufijtë me Irakun fqinj janë rihapur, por u kanë kërkuar qytetarëve të jenë të kujdesshëm mes një qetësie të brishtë.

Zyrtarët lokalë thanë se pikat kufitare tokësore Mehran, Qasr-e Shirin dhe Chazabeh janë rihapur të martën pasdite.

Ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, u bëri thirrje udhëtarëve që nuk ishin tashmë në rrugën për në vendkalimet kufitare, që të “presin edhe një ditë”, në mënyrë që autoritetet iraniane të garantojnë sigurinë e tyre, shkruan Al Jazeera.

Vahidi shtoi se fluturimet për në Irak gjithashtu kanë rifilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat