Panik në bord, pasagjeri godet me shkelma xhamin e avionit dhe kërkon të zbresë

Azia

Panik në bord, pasagjeri godet me shkelma xhamin e avionit dhe kërkon të zbresë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:06
Policia arrestoi dhe deportoi pasagjerin pas mbërritjes pasi fluturimi i Pakistanit International Airlines PK-283 u ul në Dubai nga Peshawar

Në udhëtime ndodhin zakonisht të papritura. Në një video që po qarkullon në rrjet shihet një pasagjer duke shkelmuar dritaren e një avioni që fluturonte nga Pakistani në Dubai. Pamjet u bënë menjëherë virale.

Policia arrestoi dhe deportoi pasagjerin pas mbërritjes pasi fluturimi i Pakistanit International Airlines PK-283 u ul në Dubai nga Peshawar të mërkurën e kaluar.

Në video, stafi përpiqet të qetësojnë pasagjerin i cili po përplaste dhe shkelmonte sediljet, duke shkaktuar zhurmë dhe shqetësim tek pasagjerët e tjerë. Ata përpiqeshin ta qetësonin duke i thënë që të mos e bënte një gjë të tillë.

Sipas raportimeve, pasagjeri filloi të sillej në mënyrë të çuditshme pas nisjes dhe po insistonte të kthehej në Pakistan. Por avioni tashmë ishte nisur dhe ai u bë gjithnjë e më i shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pasi u bë më agresiv, kapiteni i fluturimit kontaktoi kontrolluesin e trafikut ajror të Dubait për t’ia dorëzuar pasagjerin autoriteteve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat