Trazira mes protestueve dhe policëve në Iran

Azia

Trazira mes protestueve dhe policëve në Iran

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:39
Protesta në Iran

Sot ka pasur përplasje midis policisë iraniane dhe protestuesve antiqeveritarë në Teheran, në trazirat më të këqija atje për vite me rradhë.

Një person tha për BBC-në se lagja e saj i ngjante një fushe beteje.

Protestat, atje tani janë në ditën e shtatë, si dhe janë duke vazhduar edhe në shumë qytete të tjera.

Aktivistët thonë se tetë protestues u qëlluan për vdekje brenda natës, ndërsa mediat lokale thanë se dy zyrtarë policorë u vranë.

Trazirat filluar pasi një grua u vra nga policia e moralit që njihet atje. Ka raportime kontradiktore për numrin e njerëzve që janë vrarë që nga fillimi i protestave.

Mediat shtetërore kanë raportuar për vdekjen e 11 personave, përfshirë personelin e sigurisë dhe protestuesit, por grupet kurde për të drejtat e njeriut kanë thënë që 15 protestues kanë vdekur vetëm në Iranin Perëndimor.

Zemërimi shpërtheu pasi Mahsa Amini, një grua 22-vjeçare kurde nga qyteti veri-perëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten pas tre ditësh në gjendje kome.

Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin me familjen e saj më 13 shtator kur u arrestua nga oficerët e policisë së moralit, të cilët e akuzuan atë për shkelje të ligjit që u kërkonte grave të mbulonin flokët me një hixhab, ose shami, dhe krahët dhe këmbët e tyre me veshje të lirshme. Ajo u lënduar pasi u dërgua në një qendër paraburgimi.

Disa media lokale kanë raportuar se policia Aminën  e kishte gjuajtur me shkop në kokë. Policia ka thënë se nuk ka asnjë provë për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi sulm në zemër, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat