Të paktën 35 të vdekur në protestat për hixhabin në Iran, raportojnë mediat shtetërore

Azia

Të paktën 35 të vdekur në protestat për hixhabin në Iran, raportojnë mediat shtetërore

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 13:11
Iran

Të paktën 35 persona janë vrarë në më shumë se një javë protesta që shpërthyen në Iran pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim nga policia, njoftuan mediat shtetërore.

“Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona”, tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me Ministrinë e Sportit, të premten vonë, duke cituar televizionin shtetëror.

Numri zyrtar më parë ishte 17 të vdekur, duke përfshirë pesë personel sigurie.

Demonstruesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë net rresht që nga vdekja e Mahsa Amini.

Gruaja kurde 22-vjeçare u shpall e vdekur tre ditë pas arrestimit të saj në kryeqytetin iranian për mbajtjen e shamisë me hixhab në një mënyrë “të pahijshme”.

Mijëra njerëz marshuan nëpër Teheran gjatë një mitingu pro-hixhabit të premten, duke i nderuar forcat e sigurisë që kanë lëvizur për të shuar një javë protesta nga ata që media i quajti “komplotistët”.

Amini vdiq pasi kaloi tre ditë në koma pas arrestimit të saj nga policia morale e Iranit, një njësi përgjegjëse për zbatimin e kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.

Aktivistët thanë se ajo pësoi një goditje në kokë në paraburgim, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet iraniane, të cilat kanë hapur një hetim.

Të premten mbrëma, ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi tha se Amini nuk ishte rrahur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat