​India shënon rritje në ekonomi

Azia

​India shënon rritje në ekonomi

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Vetëm një dekadë më parë, PBB-ja indiane ishte e njëmbëdhjeta më e madhe në botë. Tani, me parashikimin e rritjes prej 7 për qind për vitin 2022, ekonomia e Indisë e ka kaluar atë të Mbretërisë së Bashkuar për nga madhësia, duke e bërë atë të pestën më të madhe. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rritja e Indisë shoqërohet nga një periudhë e inflacionit të shpejtë në Britaninë e Madhe, duke krijuar krizë të kostos së jetesës dhe rrezikun e një recesioni që Banka e Anglisë parashikon se mund të zgjasë deri në vitin 2024, raporton weforum. 

Kjo situatë, e shoqëruar me një periudhë trazirash politike dhe me kokëçarje të vazhdueshme shkaku i Brexit-it, bëri që prodhimi indian ta tejkalojë atë të Mbretërisë së Bashkuar në tremujorin e fundit të 2021, duke mos pasur asnjë ndryshim në renditje as në fillim të 2022-ës.

FMN-ja parashikon që kjo të bëhet status quo-ja e re, me Indinë që pritet të shkojë më tej përpara Britanisë së Madhe deri në vitin 2027 - duke e bërë Indinë ekonominë e katërt më të madhe deri në atë kohë, gjithashtu, dhe duke lënë pas Mbretërinë e Bashkuar në vendin e gjashtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat