Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez dhe plagosin gjashtë persona, mesin e tyre edhe dy gazetarë

Azia

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez dhe plagosin gjashtë persona, mesin e tyre edhe dy gazetarë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:49
Ushtarët izraelitë

Një palestinez është qëlluar për vdekje dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në qytetin Deir al-Hatab, në lindje të Nablusit në Bregun Perëndimor, njoftoi ministria palestineze e shëndetësisë.

Alaa Zaghal, 21 vjeç, “vdiq nga një plagë e marrë në kokë pas të shtënave me armë zjarri të ushtrisë okupuese [izraelite]”, thuhej në një deklaratë të mërkurën.

Të paktën gjashtë palestinezë të tjerë, përfshirë dy gazetarë, u plagosën nga zjarri izraelit, thanë mjekët, raporton aljazeera.

Ushtria izraelite konfirmoi se po kryente një operacion ushtarak në fshatin Deir al-Hatab.

Banorët vendas thanë se ushtria kishte rrethuar një shtëpi brenda fshatit, duke vrarë Zaghalin dhe duke qëlluar mbi një ekip të medias lokale që po mbulonte incidentin.

Dy gazetarë të TV Palestina u qëlluan nga ushtarët izraelitë, njëri në dorë dhe tjetri në shpatull, treguan fotot e publikuara nga stacioni televiziv. Mahmoud Fawzy dhe Loai Samhan u panë të gjakosur dhe u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë.

Të hënën, forcat izraelite vranë dy palestinezë në kampin e refugjatëve Jalazone pranë Ramallahut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat