Mbetën të bllokuar nën tokë, shpëtohen dy minatorët 9 ditë pas shembjes së minierës! Mbijetuan duke konsumuar…

Azia

Mbetën të bllokuar nën tokë, shpëtohen dy minatorët 9 ditë pas shembjes së minierës! Mbijetuan duke konsumuar…

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur të Koresë së Jugut janë shpëtuar.

Burrat, të moshës 62 dhe 56 vjeç, kanë qëndruar ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë me plastikë.

Mësohet se ata janë në gjendje të qëndrueshme.

Gjetja e tyre vjen gjatë një periudhe zie kombëtare për Korenë e Jugut, pasi më shumë se 150 njerëz u vdiqën në një incident në kryeqytetin Seul javën e kaluar.

Dy minatorët u bllokuan gati 200 metra nën tokë pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata u shpëtuan mbrëmjen e 4 nëntorit, më shumë se nëntë ditë pasi mbetën të bllokuar nën tokë. Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre “një mrekulli”.

“Faleminderit që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke konsumuar pluhur kafeje.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

Minatorët u gjetën të ulur krah për krah njëri-tjetrit për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takohen disa boshte minierash.

Mbesa e njërit prej të mbijetuarve tha se xhaxhai i saj nuk e njohu kur doli, sepse kishte vendosur një maskë për sytë pas gati dhjetë ditësh në errësirë.

Ajo e përshkroi shpëtimin e tij si “surreal”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat