​Irani 'ka prova' që përfshijnë shtetas të huaj në protesta

Azia

​Irani 'ka prova' që përfshijnë shtetas të huaj në protesta

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Irani u ka dërguar dokumente disa vendeve të huaja për përfshirjen e shtetasve të tyre të arrestuar në protestat aktuale në Iran, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini më 16 shtator të arrestuar nga policia për "veshje të papërshtatshme", ka thënë të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Naser Kanani.

Ai shtoi se provat iu paraqitën ambasadorëve të huaj në Teheran dhe ambasadorëve iranianë jashtë vendit.

“Ndaj këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre janë marrë masa ligjore për kthimin e protestave në dhunë”, ka thënë Kanani.

Irani monitoron deklaratat dhe sjelljet e shtetasve të huaj, si dhe disa vende dhe gjithashtu ndërhyrjet e tyre, të cilat i kanë shkaktuar humbje kombit. Irani arrestoi nëntë shtetas të huaj në fillim të tetorit, duke përfshirë italianen Alessia Piperno dhe të tjerë nga Franca, Gjermania, Holanda dhe Polonia me akuzën se kishin luajtur një rol në protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat