​Të paktën 508 të vrarë gjatë protestave në Iran

Azia

​Të paktën 508 të vrarë gjatë protestave në Iran

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Sipas përditësimit të fundit nga agjencia iraniane për të drejtat e njeriut, Hrana, 508 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, përfshirë 69 fëmijë.

”Numri i personave të arrestuar është më shumë se 18 000”, bën të ditur Hrana.

Më shumë se 1200 tubime proteste janë mbajtur në 161 qytete deri më tani, thuhet në raport.

Të dhënat e reja të ofruara nga agjencia i referohen periudhës 26 shtator deri më 7 dhjetor.

Mund të ketë 100 iranianë që rrezikojnë dënimin me vdekje këto ditë, dhe shumë prej tyre janë shumë të rinj apo edhe të mitur, shkruanin gazetat lokale disa ditë më parë.

Shumë familje nuk kanë pasur guximin të konfirmojnë praninë e të dashurve të tyre në mesin e të arrestuarve në rrezik, por janë të paktën 43 të tilla./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat