Tensionet për Jerusalemin/ Palestinezët dënojnë vizitën e ministrit izraelit: Provokim i paprecedentë

Azia

Tensionet për Jerusalemin/ Palestinezët dënojnë vizitën e ministrit izraelit: Provokim i paprecedentë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Vizita e një ministri izraelit në Jerusalem është “dënuar” nga palesitenezët të cilët e kanë quajtur si një “provokim të paprecedentë”.

Ministri Itamar Ben-Gvir është larguar me presion nga vendi i shqëruar e policë.

Tensionet mes Izarelit dhe Palestinës janë rritur me ardhjen e qeverisë së re nacionaliste të Izraelit. Kjo vizitë ishte e para që ministri Ben-Gvir ka kryer që prej ardhjes në pushtet të qeverisjes së Benjamin Netanyahu-t.

Vendi në majë të kodrës është vendi më i shenjtë në judaizëm dhe i treti më i shenjtë në Islam. Për hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit, vendi i dy tempujve biblikë dhe për myslimanët si Haram al-Sharif, vendi i ngjitjes së Muhamedit në Parajsë. I gjithë kompleksi konsiderohet të jetë xhamia al-Aksa nga muslimanët.

Hebrenjtë dhe jo myslimanët e tjerë lejohen të shkojnë në kompleks, por jo të luten, megjithëse palestinezët i shohin vizitat e hebrenjve si përpjekje për të ndryshuar status quo-në delikate.

Ben-Gvir, kreu i partisë Fuqia Hebraike, ka thënë prej kohësh se dëshiron të sjellë një ndryshim në rregullat për të lejuar adhurimin hebre në vend.

“Mali i Tempullit është i hapur për të gjithë”, ka shkruar ai në Twitter, shoqëruar nga një fotografi e tij i rrethuar nga një kordon sigurie me Kupolën e Artë të Shkëmbit në sfond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat