Negocioi marrëveshjet bërthamore, mediat plasin dyshimet e forta për zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut

Azia

Negocioi marrëveshjet bërthamore, mediat plasin dyshimet e forta për zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut

Më: 7 janar 2023 Në ora: 08:44
Ri Yong-ho 

Ish-ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho dyshohet se është ekzekutuar. The Sun shkruan se Ri Yong-ho, kryediplomati i cili më parë ishte ambasador i Koresë së Veriut në Britani dhe fliste rrjedhshëm anglisht, thuhet se u ekzekutua pasi u “spastrua” nga administrata e Kim.

Në vitin 2016, ai u emërua ministër i Jashtëm nga Kim dhe u bë i famshëm për konfrontimet e tij të zjarrta me homologët e tij amerikanë.

Në një fjalim të paharrueshëm të mbajtur në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në vitin 2017, Ri e përshkroi presidentin e atëhershëm Donald Trump si një “mbret gënjeshtar” dhe “president i keq”.

Por më vonë ai luajti një rol kyç në negociatat mes dy vendeve. Ai drejtoi bisedimet të mbajtura midis Trump dhe Kim në Singapor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat