33 vjet e mbyllur në kafazin e një qendre tregtare, gorilla Tajlandë po ngordh nga mërzia

Azia

33 vjet e mbyllur në kafazin e një qendre tregtare, gorilla Tajlandë po ngordh nga mërzia

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:09
Gorilla

Gorilla më e trishtë në botë që po vdes nga mërzia është tema që ambientalistët kanë ngritur për rastin në Tajlandë. Ajo ka 30 vjet e mbyllur në një dhomë, në Bangkok, në katin e shtatë të një qendre tregtare.

A do të ishe çmendur nëse do të të mbyllnin në një dhomë për 33 vjet dhe s’do të dilje dot kurrë që aty? Këtë pyetje bëjnë ambientalistët që kanë dalë në publik për të liruar nga qelia gorillën Bua Noi në Bangkok.

Do të ishte viti i largët 1990 kur në qendrën tregtare të kryeqytetit të Tajlandës do të mbërrinte, fare e mitur, kjo gorillë. Ajo do të mbyllej në një dhomë të vogël dhe thjesht do të ushqehej, për t’u përdorur si argëtim për qytetarët që shëtisnin nëpër qendrën tregtare.

Ambientalistë nga e gjithë bota kanë dërguar letra pranë autoriteteve dhe kanë organizuar protesta që gorilla të lirohet dhe të dal në natyrë, sepse nuk mund t’i trajtohet në mënyrë të këtillë asnjë kafshë.

Ajo është ulur aty dhe po vdes nga mërzia, thotë një aktivist për jetën e egër nga Tajlanda. Kemi bërë protesta dhe kemi marrë edhe fonde, por autoritetet nuk dëgjojnë nga ai vesh për të marrë masa, thonë aktivistët tajlandezë.

Gorillat janë kafshë sociale që zakonisht jetojnë në grupe familjare. Bua Noi ka 30 vjet që jeton në katin e shtatë të një kompleksi tregtar në qendër të qytetit. Më herët, edhe këngëtarja e famshme Cher iu bashkua atyre që bënin thirrje për lirimin e gorillës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat