Kompanitë globale "po i ndihmojnë Mianmarit që të prodhojë armë"

Azia

Kompanitë globale "po i ndihmojnë Mianmarit që të prodhojë armë"

Më: 16 janar 2023 Në ora: 08:23
Një ushtar në Mianmar. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armësh për t’i përdorur kundër popullit të vet, falë furnizimeve nga kompanitë e të paktën 13 shteteve, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, Franca, India dhe Japonia, janë në mesin e shteteve që janë përmendur, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit që synojnë të izolojnë Mianmarin - shtet që njihet edhe si Burma.

“Mianmari nuk është sulmuar kurrë nga një shtet i huaj”, ka thënë Yanghee Lee, ish-raportuese e OKB-së për të Drejta të Njeriut dhe njëra prej autoreve të raportit.

“Po ashtu, Mianmari nuk eksporton armë. Prej vitit 1950, ky shtet i ka prodhuar armët për t’i përdorur kundër popullit të vet”.

Në raportin e OKB-së është thënë se armët e prodhuara brenda shtetit janë duke u përdorur për të kryer mizori kundër atyre që kundërshtojnë ushtrinë.

Mianmari është përfshirë në dhunë prej puçit ushtarak të shkurtit të vitit 2021.

Kundërshtarët e puçit u janë bashkuar grupeve etnike rebele për t’i rezistuar regjimit ushtarak.

Zyrtarisht, më shumë se 2.600 njerëz janë vrarë nga ushtria prej puçit të fundit.

Megjithatë, shifra reale besohet të jetë 10 herë më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat