Niveli i ulët i lindjeve në Japoni është shqetësuese për shoqërinë, thotë kryeministri Kishida

Azia

Niveli i ulët i lindjeve në Japoni është shqetësuese për shoqërinë, thotë kryeministri Kishida

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Kryeministri i Japonisë thotë se vendi i tij është në prag të mos funksionimit të shoqërisë për shkak të rënies së nivelit të lindjeve.

Fumio Kishida tha se ishte një rast “tani ose kurrë”.

Japonia me 125 milionë banorë  vlerësohet të ketë pasur më pak se 800,000 lindje vitin e kaluar. Në vitet 1970, kjo shifër ishte më shumë se dy milionë.

Shkalla e lindjeve po ngadalësohet në shumë vende, duke përshirë fqinjët e Japonisë, me Kinën e cila raportoi rënien e saj të parë të popullsisë në 60 vjet.

Por çështja është veçanërisht e mprehtë në Japoni pasi jetëgjatësia është rritur në dekadat e fundit, që do të thotë se ka një numër në rritje të të moshuarve dhe një numër në rënie të punëtorëve.

Japonia tani ka përqindjen e dytë më të lartë në botë të njerëzve të moshës 65 vjeç e lart – rreth 28% – pas shtetit të vogël të Monakos, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

“Japonia është në prag të çështjes nëse ne mund të vazhdojmë të funksionojmë si shoqëri”, tha Kishida ligjvënësve.

Ai tha se dëshiron që qeveria të dyfishojë shpenzimet e saj për programet që lidhen me fëmijët. Një agjenci e re qeveritare për t’u fokusuar në këtë çështje do të ngrihet në prill, shtoi ai.

Rënia e nivelit të lindjeve është nxitur nga një sërë faktorësh, duke përfshirë rritjen e kostove të jetesës, më shumë gra në arsim dhe punë, si dhe akses më të madh në kontracepsion, duke çuar në gratë që zgjedhin të kenë më pak fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat