28 të vrarë dhe 150 të plagosur nga shpërthim në një xhami në Pakistan

Azia

28 të vrarë dhe 150 të plagosur nga shpërthim në një xhami në Pakistan

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:32
Pakistan

Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në Pakistan, ku ishte mbushur me besimtarë dhe më shumë se 150 njerëz janë plagosur dhe 28 të vrarë.

Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe njerëzit ndodhen nën rrënoja. Disa të tjerë po dërgohen në spitalet lokale.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë. Kryeministri Shebaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Në një deklaratë, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit nuk kanë asnjë lidhje me islamin.

Ai shtoi: I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit. Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, pranë kufirit të vendit me Afganistanin.

Mohammad Asim, një zëdhënës i spitalit Lady Reading, tha se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Mediat lokale raportojnë se policia, ushtria dhe skuadrat e asgjësimit të bombave ndodhen në vendngjarje. Në kryeqytet, Policia e Islamabadit lëshoi një alarm të lartë sigurie dhe tha se siguria në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse në qytet ishte rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat