Me gjasë ishte diçka që pritej – momenti kur një apartament shumëkatësh shembet në Nju Delhi të Indisë

Azia

Me gjasë ishte diçka që pritej – momenti kur një apartament shumëkatësh shembet në Nju Delhi të Indisë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një apartament banimi shumëkatësh u shemb në Nju Delhi të Indisë të mërkurën, njoftuan mediat lokale të lajmeve.

Njësia zjarrfikëse ka marrë informacion për ngjarjen në orën 15:05 sipas një raporti tyre, duke cituar zyrtarë të policisë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Vijay Park në Bhajanpura, ku ndodhej ndërtesa, thuhet në raport.

Një video e xhiruar nga vendasit dhe e konfirmuar nga policia është shpërndarë në mediat sociale.

Së paku deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur dhe arsyeja e shembjes.

Ndërkohë është raportuar se ndërtesa ishte evakuuar, pasi me gjasë “pritej të ndodhte një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat