​Vdekjet e të famshëmve nga COVID-19 në Kinë ngjallin frikë mbi numrin e vdekjeve

Azia

​Vdekjet e të famshëmve nga COVID-19 në Kinë ngjallin frikë mbi numrin e vdekjeve

Më: 12 mars 2023 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Numri në rritje i figurave publike kineze, vdekjet e të cilëve po bëhen publike, po i shtyn njerëzit të vënë në dyshim numrin zyrtar të vdekjeve nga COVID-19.

Vdekja e Chu Lanlan, një këngëtare operistike 40-vjeçare, muajin e kaluar ishte një tronditje për shumë njerëz, duke pasur parasysh sa e re ishte.

Familja e saj tha se ishin të pikëlluar për "largimin e papritur" të saj, por nuk dhanë detaje për shkakun e vdekjes së saj.

Kina hoqi kufizimet anti-COVID në dhjetor dhe ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve dhe vdekjeve.

Ka raporte se spitalet janë mbingarkuar.

Por vendi ka ndaluar publikimin e të dhënave të rasteve ditore dhe ka njoftuar vetëm 22 vdekje nga COVID që nga dhjetori, duke përdorur kriteret e veta strikte.

Tani numërohen vetëm ata që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes si pneumonia./BBC/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat