Japonezi fiton rigjykim të çështjes pas 45 vjetësh në pritje të dënimit me vdekje

Azia

Japonezi fiton rigjykim të çështjes pas 45 vjetësh në pritje të dënimit me vdekje

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:49
Iwao Hakamada

87 vjeçari Iwao Hakamada, u shpall fajtor për katër vrasje në vitin 1968 por përfitoi ‘lirim të përkohshëm’ në vitin 2014 pas zbulimit të provave të reja.

Tashmë gjykata japoneze i ka dhënë atij një mundësi rigjykimi edhe pse besohet se është nga të burgosurit që ka pritur më gjatë i dënuar me vdekje.

Verdikti për të ishte dënim me varje për vrasjen e një familjeje me katër persona gati gjashtë dekada më parë.

Hakamada do të gjykohet sërish në gjykatën e Tokios, në një zhvillim që aktivistët thonë se është një hap drejt drejtësisë.

Ish-boksieri fillimisht i kishte pranuar vrasjet por më vonë tërhoqi deklaratën e tij dhe insistoi se është i pafajshëm, por dënimi i tij me vdekje u finalizua në 1980.

Motra e tij 90 vjeçare shprehu lehtësim duke thënë se disa dekada presion më në fund kishin dhënë rezultat.

“Kemi pritur prej 57 vjetësh për këtë ditë, më në fund kemi hequr një barrë nga shpatullat,” tha ajo.

Japonia dhe SHBA janë vendet e vetme të industrializuara që kanë dënimin me vdekje, teksa aktivistët kanë shfrytëzuar rastin e Hakamada për të akuzuar autoritetet se të burgosurit bëhen objekt torture e trajtimi çnjerëzor.

Të dënuarit njoftohen vetëm mëngjesin e ekzekutimit, ndërsa familjet e tyre zakonisht informohen pas ekzekutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat