Thellohet bilanci, shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Azia

Thellohet bilanci, shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 08:03
Pamje nga termeti

Thellohet bilanci.  Shkon në 13 numri i personave që humbën jetën dhe mbi të tjerë 90 u plagosën, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi Afganistanin dhe Pakistanin.

Në të dyja vendet pati shkatërrime të mëdha të ndërtesave. 

Tërmeti u ndje në një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash, në një zonë ku jetojnë rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sakaq rrëshqitjet e dheut bllokuan edhe disa nga rrugët kryesore në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat