Dridhet Lindja e Largët, një tërmeti me fuqi prej 7.3 magnitudë godet Indonezinë

Azia

Dridhet Lindja e Largët, një tërmeti me fuqi prej 7.3 magnitudë godet Indonezinë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Indonezia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3  këtë mbrëmje, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik (EMSC).

Sië raporton Reuters, është goditur ishulli Kepulauan Batu, i cili u trondit dy ditë më parë nga një tërmet me magnitudë 7.1.

EMSC thekson në faqen e saj të internetit se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Bëhet fjalë për arkipelagun indonezian të ishujve Batu në Oqeanin Indian, ku jetojnë më shumë se 30 mijë banorë.

Deri më tani, asnjë paralajmërim nuk është lëshuar për shkak të një cunami të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat