Tërmeti me magnitudë 6.3 në Japoni, raportohet për 1 viktimë dhe 21 të lënduar

Azia

Tërmeti me magnitudë 6.3 në Japoni, raportohet për 1 viktimë dhe 21 të lënduar

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 që goditi Japoninë pak orë më parë. Po ashtu raportohet për 21 të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 6.5 shkallë goditi rajonin qendror Ishikawa në mesditë, në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Zyrtarët e motit paralajmëruan banorët për dridhje të tjera të mundshme dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

Zëdhënësi i qeverisë, Hirokazu Matsuno, në një prononcim për mediat tha se një person u raportua i vdekur dhe se kishte “raportime të shumta për ndërtesa të shembura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat