Tmerrohen pasagjerët në Kore të Jugut, njëri hap derën e aeroplanit ende pa ateruar - pamje të frikshme

Azia

Tmerrohen pasagjerët në Kore të Jugut, njëri hap derën e aeroplanit ende pa ateruar - pamje të frikshme

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:58
Pamje nga video

Një burrë u arrestua pasi hapi derën emergjente të një aeroplani të Asiana Airlines ndërsa po ateronte në Korenë e Jugut.

Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili u ul i sigurt por me derën ende të hapur në Aeroportin Daegu të premten.

Disa pasagjerë përjetuan probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportoi BBC.

30-vjeçari u arrestua menjëherë pas aterrimit të aeroplanit.

Një video që u shpërnda nga një pasagjer tregonte hapësirën në njërën anë të aeroplanit dhe erërat që godisnin disa radhë ulësesh me pasagjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat