Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Azia

Vdes gruaja që qëndroi 22 vite në gjendje koma nga plagët e pësuara në një sulm në Jerusalem

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:15
Jerusalem

Një grua amerikano-izraelite ka vdekur pas 22 vitesh në gjendje kome nga plagët e pësuara në një sulm vetëvrasës palestinez në një restorant picash në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, Chana Nachenberg ishte 31 vjeçe në kohën e sulmit në picerinë Sbarro, ku u vranë 15 persona të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Ajo është shtetasja e tretë amerikane që vdes si rezultat i bombardimeve në gusht të vitit 2001.

Dhe SHBA po kërkon ekstradimin nga Jordania të një gruaje të dënuar nga Izraeli për vrasje për rolin e saj në sulm.

Ahlam Tamimi, e cila ka lindur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka nënshtetësi jordaneze, ishte dënuar nga një gjykatë izraelite në vitin 2003.

Ajo u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit të mbajtur rob për më shumë se pesë vjet nga militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Tamimi thuhet se ndihmoi bombarduesin, Izz al-Din Shuheil al-Masri, të kryente sulmin. Ajo u vendos në Jordani pas lirimit të saj dhe ka folur “me krenari” për përfshirjen e saj në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat