Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do ndëshkohen

Azia

Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do ndëshkohen

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 288 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Indi. Kryeministri i vendit Narendra Modi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku ka kërkuar që të gjendet fajtorët dhe të vendosen para drejtësisë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 288 persona dhe janë plagosur 800 të tjerë në shtetin Odisha, ku përfshiheshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë. Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një “të dhimbshëm”.

Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte “asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat