Hamasi thotë se ka nisur një "sulm të madh raketor" në Ashkelon në jug të Izraelit

Azia

Hamasi thotë se ka nisur një "sulm të madh raketor" në Ashkelon në jug të Izraelit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Hamasi, i cili më herët tha se kishte në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, tha gjithashtu se kishte nisur "një sulm të madh raketor me 100 raketa" në Ashkelon në jug të Izraelit, raporton CNN transmeton "Bota sot".

Raketat u hodhën në qytetin bregdetar në përgjigje të Forcave të Mbrojtjes izraelite "që synonin shtëpitë e tyre të sigurta", tha Brigadat Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i grupit militant palestinez.

Ashkeloni nuk është shumë larg veriut të kufirit me Rripin e Gazës.

Sipas policisë izraelite, sulmi me raketë i Hamasit të dielën që kishte në shënjestër Ashkelonin bëri një "goditje të drejtpërdrejtë".

Policia tha se zjarri me raketa goditi një ndërtesë apartamentesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat