Konflikti në Gaza, aleati i Putinit përkrah Palestinën: Ushtarët çeçenë të gatshëm të ndërhyjnë si forcë paqeruajtëse

Azia

Konflikti në Gaza, aleati i Putinit përkrah Palestinën: Ushtarët çeçenë të gatshëm të ndërhyjnë si forcë paqeruajtëse

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:47
Ramzan Kadyrov

Udhëheqësi çeçen dhe aleati i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov duke komentuar konfliktin në Gaza, ka shprehur mbështetjen e tij për Palestinën.

Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm që të dërgonte ushtarët e tij në Gaza për të ndërmjetësuar konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

“Ne mbështesim Palestinën. Dhe ne jemi kundër kësaj lufte, e cila ndryshe nga konfliktet e tjera mund të përshkallëzohet në diçka më të madhe. Nëse është e nevojshme, njësitë tona janë të gatshme të veprojnë si një forcë paqeruajtëse për të rivendosur rendin dhe për të luftuar”, tha Kadyrov.

I pyetur të martën në lidhje me komentet e liderit çeçen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia vazhdon të mbajë lidhje me Palestinën dhe Izraelin.

“Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë kontaktet tona, por në të njëjtën kohë kemi edhe marrëdhëniet tona me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi gjithashtu shumë të përbashkëta”, tha Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat