Pamje nga beteja mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Gazë

Azia

Pamje nga beteja mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Gazë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 15:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite kanë hedhur në erë tunelet e Hamasit, dhe kanë goditur militantët e këtij grupi palestinez me raketahedhës.

Tanket dhe ushtarët e IDF-së izraelite, zhvilluan luftimet të ashpra me militantët e Hamasit në qytetin e Gazës.

Trupat tokësore luftuan në këtë qytet, duke hedhur në erë tunelet që Hamasi i shfrytëzon për të lëvizur, fshehur armë por edhe kryer sulme.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin sekuenca nga kjo betejë mes militantëve të Hamasit dhe ushtarëve izraelitë, që kanë rrethuar atë zonë në Rripin e Gazës.

Në anën tjetër, nga IDF-ja kanë bërë të ditur se janë në përfundim të operacionit në veri të Gazës, dhe se tani pritet të zgjerohen në jug të Rripit të Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat