Ushtria izraelite hedh fletushka me ajet kuranor mbi Khan Younis në jug të Gazës

Azia

Ushtria izraelite hedh fletushka me ajet kuranor mbi Khan Younis në jug të Gazës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:12
Fletushka

Ushtria izraelite të mërkurën hodhi fletueshka mbi Khan Younis, në jug të Gazës, me ajetin kuranor për përmbytjen e madhe gjatë kohës së Noas, shkruan CNN.

“Ata i kaploi përmbytja, ndërkohë që vazhdonin të bënin keq”, thuhet në fletushkën në gjuhën arabe.

Ajeti vjen nga një sure në Kuran, në të cilën Noa është dërguar si profet për të predikuar për 950 vjet dhe për t’i paralajmëruar njerëzit para përmbytjes. Ata që janë zullumqarë do të përfshihen në përmbytje.

Fletushkat mbanin logon e Forcave Mbrojtëse të Izraeli. Në videon e filmuar nga AFP, shihen fletushkat duke rënë nga qielli mbi Khan Younis.

Fletushkat kishin të shkruar gjithashtu fjalën “tufan”, ose përmbytje – e njëjta fjalë që Hamasi përdori për të përshkruar sulmin e 7 tetorit mbi Izraelin, “Përmbytjen e Al-Aqsa”.

CNN ka kërkuar përgjigje mbi pretendimet për hedhje të fletushkave mbi Khan Younis, por zëdhënësi i IDF-së izraelite ka thënë se “nuk ka ndonjë koment”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat