Izraeli vret trembëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje palestineze

Azia

Izraeli vret trembëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje palestineze

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:05
Gaza

Një sulm ajror izraelit mbrëmë vonë ka vrarë të paktën 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë.

Bëhet e ditur se trupat e të vdekurve janë dërguar në spitalin, Abu Youssef al Najjar në Rafah, raporton skynews.

Basem Arafa, i afërmi i familjes së vrarë nga sulmi, shprehu zemërim për rastin duke i bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë drejtësi në rastin e konfliktit Izrael-Hamas.

“Kërkoj që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të dërgojë delegacione për të parë me sytë e tyre atë që Izraeli po bën”, tha Arafa.

Thuhet se e gjithë kjo familje është fshirë nga regjistri civil, por ende nuk dihet arsyeja.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist më 7 tetor, duke vrarë mbi 1200 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat