LIVE: Houthis vazhdon sulmet, flakë e tymë në Gjirin e Adenit/ Diskutohet vendimi i GJND-së për Izraelin!

Azia

LIVE: Houthis vazhdon sulmet, flakë e tymë në Gjirin e Adenit/ Diskutohet vendimi i GJND-së për Izraelin!

Nga: Bota sot Më: 27 janar 2024 Në ora: 06:49 Përditësuar në ora: 23:14 më 27.01.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Flakë e tym në Gjirin e Adenit, Houthis sulmon anijen e lidhur me Britaninë

Një anije cisternë, e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, shpërtheu në flakë për disa orë në Gjirin e Adenit pasi u godit nga një raketë e lëshuar nga Houthis.

Lëvizja e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, tha se kishte në shënjestër Marlin Luanda në përgjigje  të “agresionit amerikano-britanik”.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve në rajonin e Detit të Kuq. Anijet detare franceze, indiane dhe amerikane i dhanë ndihmë anijes.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps e quajti sulmin “të patolerueshëm dhe të paligjshëm”.

“Është detyra jonë të mbrojmë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj kauze si kurrë më parë,” tha ai në X.

SHBA godet militantët Houthi pasi raketat e tyre vunë në shënjestër luftanijen amerikane

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha herët të shtunën se forcat e saj kishin eliminuar një raketë në territorin e kontrolluar nga grupi terrorist Houthi. Zyrtarët amerikanë thanë se militantët e kishin bërë gati raketën për të qëlluar në Detin e Kuq.

Në një postim në rrjetin X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruante se forcat amerikane e shkatërruan raketën në zonën e kontrolluar nga militantët Houthi në Jemen pasi përbënte një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon.

Të premten, destrojeri “USS Carney” u vu në shënjestër nga një raketë e lëshuar nga militantët Houthi ndërsa patrullonte në Gjirin e Adenit. Sulmi shënoi rastin e parë që një anije luftarake amerikane bëhet objektiv i organizatës terroriste me qendër në Jemen. Destrojeri amerikan e eliminoi kërcënimin.

Anija cisternë “Marlin Luanda” u godit nga një raketë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr në bord.. Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes Houthi, Yahya Sarea, tha se rebelët përdorën "një numër raketash të përshtatshme detare dhe se sulmi ishte i drejtpërdrejtë".

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se cisterna britanike e transportit të naftës njoftoi për sulmin dhe se kishte pësuar dëme. Destrojeri amerikan “USS Carney” dhe anije të tjera reaguan për të ndihmuar anijen britanike. Deri tani nuk ka njoftime për të lënduar, sipas CENTCOM, që mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Po të premten, një anije cisternë që lundronte nën flamurin e Panamasë, e lidhur me Indinë, njoftoi se dy raketa kishin goditur në ujërat pranë saj në Detin e Kuq, afër Jemenit. Nuk ka njoftime për dëmtime apo të lënduar.

Sulmet e së premtes vijnë pas një jave që kur Britania dhe Shtetet e Bashkuara filluan një raund të ri goditjesh kundër militantëve në Jemen të mbështetur nga Irani. Ushtria amerikane tha se sulmet goditën qendrat e radarëve dhe të lëshimit të raketave, dhe më e rëndësishmja, një strukturë nëntokësore për magazinimin e armëve.

Që nga nëntori, lëvizja Houthi ka sulmuar anijet tregtare dhe ushtarake që lundrojnë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata thonë se i nisën sulmet në mbështetje të palestinezëve që janë të përfshirë në një konflikt me Izraelin. SHBA-të thonë se lëvizja Houthi ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe sulmet e tyre kanë shkelur të drejtat dhe liritë e lundrimit.

SHBA i kërkon Pekinit të ushtrojë trysni ndaj Iranit lidhur me sulmet e grupit Houthi

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i kërkoi Ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, që Kina të përdorë ndikimin e saj tek Irani për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

Gjatë një takimi në Tajlandë, të dy zyrtarët ranë dakord që të punojnë për të planifikuar një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Takimet në Bangkok të premten dhe të shtunën, që pasojnë bisedimet mes dy presidentëve në nëntor në Kaliforni, vijnë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në Tajvan nga një kandidat i partisë në pushtet që kundërshtohet nga Pekini. Ndërkohë zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe kinezë kanë rifilluar një dialog i cili u ngri pas incidentit me balonat kineze mbi Shtetet e Bashkuara.

Bisedimet në Tajlandë u zhvilluan ndërsa rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, vazhdojnë të kërcënojnë transportin global në Detin e Kuq.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se gjatë bisedimeve zoti Sullivan përmendi ndikimin e madh ekonomik të Kinës ndaj Iranit dhe theksoi efektin destabilizues të sulmeve të lëvizjes Houthi ndaj tregtisë globale.

Zyrtari vuri në dukje se Kina ka bërë thirrje publike për uljen e tensioneve, por tha se ishte shumë herët për të gjykuar nëse Pekini po e përdorte ndikimin diplomatik ndaj Iranit për këtë çështje. Zyrtari foli në kushte anonime.

Ministria e Jashtme kineze citoi zotin Wang të ketë thënë se Uashingtoni duhet t’i qëndrojë angazhimit për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit.

Ministri Wang tha se zgjedhjet e Tajvanit, të fituara nga Lai Ching-te, zëvendëspresidenti aktual, nuk e ndryshojnë qëndrimin kinez se ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në marrëdhëniet SHBA-Kinë është çështja e "pavarësisë së Tajvanit", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Presidenti Biden ka thënë se nuk e mbështet pavarësinë, por në bazë të një ligji amerikan, Shtetet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë një mbrojtje të besueshme Tajvanit dhe çdo kërcënim ndaj ishullit ta trajtojë me përparësi.

Izraeli kërkon të ndalë aktivitetet e agjencisë së OKB-së në Gazë

Izraeli do të tentojë të ndalë operimin në Gazë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Kështu tha më 27 janar një ministër izraelit, pasi Izraeli tha se disa pjesëtarë të stafit të UNRWA-së ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, sulme që nxitën luftën në Rripin e Gazës.

Izraeli po synon që të sigurohet që “UNRWA të mos ketë më aktivitete”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai shtoi se Izraeli do të tentojë të marrë mbështetjen nga SHBA-ja, BE-ja dhe donatorë të tjerë të kësaj agjencie.

Grupi radikal Hamas ka reaguar pas këtij njoftimi, që e ka cilësuar si “kërcënim” ndaj UNRWA, duke i bërë thirrje OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që “të mos dorëzohen para kërcënimeve dhe shantazheve”.

Një ditë më herët, UNRWA tha se ka larguar nga puna disa punëtorë që akuzohen nga Izraeli se janë përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit, duke nxitur SHBA-në që të pezullojë fonde thelbësore.

Kreu i agjencisë, Philippe Lazzarini, është zotur se do të mbajë përgjegjës çdo punonjës, nëse vërtetohet se ata kanë qenë pjesë e aktit të terrorit.

Pas largimit të punëtorëve, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u zotua se do të bëhet një rishikim i pavarur i agjencisë. Sipas tij, 12 punëtorë janë shkarkuar.

Australia dhe Kanadaja po ashtu kanë pezulluar fondet për agjencinë.

Sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur u vranë 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë, nxitën luftën në Rripin e Gazës.

Izraeli është zotuar se do të shtypë Hamasin dhe është kundërpërgjigjur me një fushatë ajrore dhe tokësore në Gazë. Sipas Ministrisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 26.000 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë./rel

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve në Jemen

Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Huthi në Jemen, duke theksuar se kjo raketë ishte bërë gati që të lëshohej të shtunën.

Sulmi i Shteteve të Bashkuara u krye disa orë pasi rebelët, që mbështeten nga Irani, sulmuan një cisternë britanike në Gjirin e Adenit, me municion të ngjashëm.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme të përbashkëta për të reduktuar aftësinë e Huthëve për të sulmuar anijet që kalojnë përmes një rruge kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon luftë me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Uashingtoni po ashtu ka kryer një sërë sulmesh të njëanshme ajrore, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se ka kryer edhe një sulm në orët e para të së shtunës ndaj “një rakete të Huthëve kundër anijeve që synonte Detin e Kuq dhe që rebelët ishin bërë gati që ta lëshonin”.

“Forcat sulmuan dhe shkatërruan raketën në vetëmbrojtje”, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Televizioni i Huthëve, Al-Masirah, raportoi të shtunën se SHBA-ja dhe Britania kanë kryer dy sulme ajrore në portin Ras Isa në provincën Hodeida të Jemenit, ku gjendet terminali kryesor i eksportit të naftës në Jemen.

Ende nuk ka konfirmim për këtë sulme nga SHBA-ja dhe Britania, ndërkaq Huthët nuk kanë dhënë detaje për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Një ditë më herët, një cisternë nafte britanike, e emëruar Marlin Luanda, u sulmua me raketa nga Huthët, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree, duke pretenduar se si pasojë e sulmit, anija u dogj.

Komanda Qendrore amerikane më pas konfirmoi sulmin, duke theksuar se anija ka raportuar për dëme, por nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.

Të premten, Huthët po ashtu lëshuan raketa balistike drejt një luftanije amerikane në Gjirin e Adenit. Por, ushtria amerikane tha se me sukses ka arritur të rrëzojë këtë raketë dhe nuk është raportuar./REL

Ushtria izraelite vazhdon ofensivën në jug të Gazës

Dy gra dhe një burrë janë vrarë mëngjesin e 27 janarit nga, siç thanë dëshmitarët, një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Gazës, përderisa Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në enklavën palestineze.

Sulmi ndodhi një ditë pas Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin apo çfarëdo akti të gjenocidit në Gazë. Si pjesë e vendimit të saj obligues, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Izraelit që brenda një muaji të dorëzojë një raport në pajtueshmëri me vendimin, që nënkupton se sjellja e ushtrisë do të jetë nën vëzhgim.

Megjithatë, gjykata nuk urdhëroi armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit.

Lufta ka lënë të vrarë mbi 26.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ka shkaktuar shkatërrim të madh në Gazë dhe ka detyruar pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës të shpërngulen. Sulmet e Hamasit, që nxitën luftën, lanë të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe luftëtarët e Hamasit rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë gjatë luftës u rrit në 26.257 të shtunën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha se ditën e kaluar u regjistruan 174 të vrarë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë, ndërkaq mbi 64.000 persona janë plagosur.

Izraeli mban përgjegjës Hamasin për numrin e civilëve të vrarë, duke thënë se grupi radikal vepron në zonat e populluara me civilë. Sipas Izraelit, nga ofensiva e tij ajrore dhe tokësore në Gazë janë vrarë mbi 9.000 militantë.

Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të vazhdojë luftën në Gazë.

Ushtria izraelite tha të shtunën se ka kryer disa “operacione të shënjestruara ndaj caqeve terroriste” në qytetin e Han Junisit, në jug të Gazës, duke vrarë “disa terroristë”.

Shtetet e Bashkuara, aleatja më e ngushtë e Izraelit, fuqishëm ka mbështetur ofensivën izraelite, por së fundmi gjithnjë e më shumë po i bën thirrje për frenim dhe që të lejojë që më shumë ndihmë humanitare të hyjë në Gazë./REL

Sirenat e raketave dëgjohen në Shlomi pranë kufirit me Libanin

Nga: A.Sh

Sirenat dëgjohen në Shlomi, afër kufirit verior me Libanin, duke paralajmëruar për sulm me raketa.

Më 8 tetor, forcat e udhëhequra nga Hezbollahu filluan të nisin sulmet e përditshme ndaj komuniteteve izraelite dhe posteve ushtarake përgjatë kufirit, me grupin terrorist që tha se po e bën këtë për të mbështetur Gazën në mes të luftës së Izraelit me grupin terrorist Hamas, të shkaktuar nga masakra e tij e 7 tetorit.

Sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit kanë çuar në evakuime masive të pothuajse të gjithë banorëve në qytetet afër kufirit.

Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë synojnë portin e Jemenit, thonë Houthi-t e mbështetur nga Irani

Nga: A.Sh

Televizioni Al-Masira i Houthi-ve thotë se SHBA dhe Britania e Madhe nisën dy sulme ajrore që synonin portin e Ras Issa në provincën Hodeidah të Jemenit.

Sulmet ajrore erdhën pasi rebelët Houthi të Jemenit kanë shtuar sulmet ndaj anijeve që kalojnë tranzit në Detin e Kuq, duke përfshirë një goditje që shkaktoi një zjarr në një cisternë karburanti të premten.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet pas vendimit të GJND-së për luftën në Gaza

Nga: A.Sh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet javën e ardhshme lidhur me vendimin e gjykatës më të lartë të organizmit global që i bën thirrje Izraelit të parandalojë kryerjen e akteve gjenocidale kundër palestinezëve në Gaza, njofton presidenca e këshillit.

Takimi i të mërkurës u thirr nga Algjeria, ministria e punëve të jashtme të së cilës tha se do t'i jepte "efekt detyrueshëm shpalljes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi masat e përkohshme të vendosura ndaj pushtimit izraelit".

ICJ më herët vendosi 15-2 se kishte "besueshmëri" në pretendimet e Afrikës së Jugut se palestinezët kërkojnë mbrojtje nga gjenocidi.

Megjithatë, gjykata nuk ndërmori veprimin më të dëshiruar nga Afrika e Jugut dhe që i frikësohej Izraelit – atë të urdhërimit të një armëpushimi të menjëhershëm dhe të njëanshëm, i cili do të kishte penguar përpjekjet e luftës dhe do të tregonte se gjykata beson se gjenocidi po ndodh në mënyrë aktive.

Vendimi i GJND-së " jep mesazhin e qartë se për të bërë të gjitha gjërat që ata kërkojnë, ju duhet një armëpushim që të ndodhë", tha ambasadori i Autoritetit Palestinez në OKB, Riyad Mansour.

"Pra, lidhni rripat e sigurimit," tha ai, duke lënë të kuptohet se Grupi Arab, i përfaqësuar në këshill nga Algjeria, do të kërkonte një të tillë.

Këshilli i Sigurimit, i ndarë prej kohësh për çështjen izraelito-palestineze, ka rënë dakord vetëm për dy rezoluta që kur sulmet e Hamasit të 7 tetorit shkaktuan luftën e fundit pas një zbavitjeje masive të vrasjeve nga mijëra terroristë palestinezë atë ditë, në të cilën u vranë 1200 dhe 253 u morën peng. .

Në dhjetor, OKB-ja kërkoi dërgesa të ndihmave "në shkallë" në Gaza. SHBA më parë vuri veton ndaj një rezolute që bën thirrje për një armëpushim.

Shtëpia e Bardhë: Biden dhe emiri i Katarit bien dakord për marrëveshjen e pengjeve për të ndalur luftimet në Gaza

Nga: A.Sh

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani për Gazën dhe ata ranë dakord se përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi ishin thelbësore për të siguruar një pauzë më të gjatë në luftime, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Të dy liderët pohuan se një marrëveshje pengjesh është thelbësore për vendosjen e një pauze të zgjatur humanitare në luftime dhe për të siguruar që ndihma humanitare shtesë shpëtimtare të arrijë civilët në nevojë në të gjithë Gazën,” sipas një leximi të thirrjes.

Të dy udhëheqësit gjithashtu "u angazhuan të qëndrojnë të angazhuar derisa të gjithë pengjet të ribashkohen me familjet e tyre dhe të riafirmuan vizionin e tyre të përbashkët për një rajon paqësor, të sigurt dhe të integruar të Lindjes së Mesme", thuhet në deklaratë.

Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, ishte në Doha këtë javë për diskutime rreth mundësisë së një marrëveshjeje tjetër pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të martën se SHBA-ja do të mbështesë një pauzë më të gjatë humanitare në luftimet në Gaza për të siguruar që pengjet të lirohen dhe të sillet ndihma.

Biden foli më herët edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat