Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i kërkon Hamasit të bie dakord “shpejt” për marrëveshjen rreth Gazës

Azia

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i kërkon Hamasit të bie dakord “shpejt” për marrëveshjen rreth Gazës

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:33
Mahmoud Abbas

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka kërkuar nga grupi militant Hamas të mërkurën që të binte dakord për një marrëveshje të shpejtë për Gazën për të shmangur “pasoja të rënda”, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

“Ne i bëjmë thirrje lëvizjes Hamas që të përfundojë shpejt një marrëveshje me të burgosurit, për të kursyer popullin tonë palestinez nga fatkeqësia e një ngjarjeje tjetër katastrofike me pasoja të rënda, jo më pak të rrezikshme se Nakba e vitit 1948”, citohet të ketë thënë Abbas.

Presidenti po i referohej luftës që shoqëroi krijimin e Izraelit, ku 760,000 palestinezë u larguan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Autoriteti Palestinez i njohur ndërkombëtarisht i Abbasit nuk është përfshirë në bisedimet e kësaj jave të organizuara nga Egjipti, që synojnë të sigurojnë një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit pas më shumë se katër muajsh lufte.

Me bazë në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, Autoriteti Palestinez është përqeshur gjerësisht nga palestinezët që nuk kanë arritur të shohin realizimin e aspiratave të tyre për shtet që nga viti 1948.

Shtetet e Bashkuara – mbështetësi kryesor ushtarak i Izraelit dhe një financues i AP – ka thënë se mbështet krijimin e një shteti palestinez, por dëshiron një rishikim të udhëheqjes.

Kryediplomati i Uashingtonit, Antony Blinken, tha muajin e kaluar, Abbas ishte “i përkushtuar” për të reformuar AP “në mënyrë që të mund të marrë në mënyrë efektive përgjegjësinë për Gazën, në mënyrë që Gaza dhe Bregu Perëndimor të mund të ribashkohen nën një udhëheqje palestineze”.

Gaza ka administratën e saj të veçantë të drejtuar nga Hamasi që nga viti 2007 kur besnikët e Abasit u dëbuan nga territori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat