Kryeministri i Irakut: Nuk ka raportime për dronë të lëshuar nga territori iraken gjatë sulmit të Iranit

Azia

Kryeministri i Irakut: Nuk ka raportime për dronë të lëshuar nga territori iraken gjatë sulmit të Iranit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:27
Mohammed Shia al-Sudani

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, thotë se nuk ka marrë asnjë raport apo indikacion se raketat ose dronët janë lëshuar nga Iraku gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

“Pozicioni ynë është i qartë dhe ne nuk do të lejojmë që Iraku të hidhet në arenën e konfliktit”, u shpreh al-Sudani në një deklaratë.

Hapësira ajrore irakiane ishte një rrugë kryesore për sulmin e Iranit në mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit dhe zyrtarët irakianë thonë se Irani i informoi ata, si dhe vendet e tjera në rajon, përpara sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat