Bie niveli i lindjeve në Tokio, Bashkia gjen zgjidhje me një “dating app”

Azia

Bie niveli i lindjeve në Tokio, Bashkia gjen zgjidhje me një “dating app”

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Bashkia e Tokios po zhvillon një aplikacion për “date – takime”, pasi niveli i lindjeve ka rënë drastikisht.

Aplikacioni për takime pritet të quhet “Tokyo Futari Story”.  “Futari” në japonisht do të thotë çift.

Aplikacioni pritet të lançohet këtë vit, i aksesueshëm përmes telefonit ose ueb-it, shkruan Euronews.

Vitin e kaluar ka pasur 474,717 martesa, një rënie nga 504,930 në 2022, ndërsa numri i lindjeve arriti në 727,277, nga 770,759.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat