OKB alarmon: 29 të ekzekutuar në Iran brenda dy ditësh

Azia

OKB alarmon: 29 të ekzekutuar në Iran brenda dy ditësh

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut po jep alarmin se 29 persona janë ekzekutuar brenda dy ditësh në Iran, këtë javë. Është një shifër alarmante e lartë, njofton zyra e OKB-së.

Minoritetet si: kurdët, arabët dhe njerëzit nga provinca kufitare e Baluchistanit, janë në mesin e të ekzekutuarve. Disa ekzekutohen pa u informuar të afërmit apo përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Gjatë gjithë muajit korrik janë ekzekutuar 38 persona, të verifikuar nga OKB. Në total gjatë vitit, në vend u ekzekutuan të paktën 345 persona, mes tyre 15 gra. Shumica e tyre janë të dënuar për vepra droge ose vrasje.

“Është e papajtueshme me normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”, thotë zëdhënësja e zyrës së OKB-së, Liz Throssell.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut,Volker Türk, është shumë i shqetësuar, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat