Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Azia

Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Më: 17 mars 2025 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stërvitje ushtarake në Kinë nuk shkoi edhe ashtu siç ishte planifikuar gjatë javës së kaluar, kur një aeroplan luftarak u përplas në tokë dhe shpërtheu.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani Shenyang J-15 fillon të bie pingul në tokë, në një zonë të banuar në jug të Hainan në afërsi të Hong Kongut.

Fluturakja bie në një zonë të banuar, kurse në prapa vijë dëgjohet shpërthimi dhe zjarri që ngritet në qiell.

E piloti me gjasë është katapultuar me kohë, pasi shihet duke zbritur me parashutë jo shumë larg vendit ku ka ndodhur rrëzimi.

Ushtria kineze ka njoftuar se nga rrëzimi i aeroplanit nuk është lënduar askush – kurse pamjet amatore janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat