​Komediani indian bëri shaka me një politikan, tani është nën hetim policor

Azia

​Komediani indian bëri shaka me një politikan, tani është nën hetim policor

Më: 25 mars 2025 Në ora: 11:32
Kunal Kamra

Një komedian i njohur indian po mbrohet për të drejtën e tij për të bërë shaka, pas një sulmi nga një turmë zemëruar në një klub komedie, ku ai kishte bërë një batutë për një politikan të krahut të djathtë, raporton CNN.

Kunal Kamra, i njohur për batutat e tij mbi kulturën popullore dhe politikën, është nën hetim për shpifje nga policia e shtetit Maharashtrë, pasi bëri një shaka për zëvendës kryeministrin Eknath Shinde. Rasti ka nxjerrë në pah rënien e lirisë së fjalës dhe ndjeshmërinë e politikanëve të krahut të djathtë në Indi, disa prej të cilëve kërkojnë arrestimin e Kamra, përcjell KosovaPress.

Një video që tregon batutën, e postuar në YouTube të dielën, tregon Kamra-n duke aluduar për Shinden, duke përdorur termin "gaddar" (tradhtar), i lidhur me kryengritjen e Shinde në vitin 2022 që çoi në rënien e qeverisë së shtetit.

Batuta shkaktoi një reagim të ashpër nga partia Shiv Sena, e Shinde-s. Një turmë zemërimi sulmoi klubin e komedisë "The Habitat" në Mumbai, duke shkatërruar pronën. Policia po heton gjithashtu për dëmet materiale.

Kamra ka thënë se nuk do të kërkojë falje dhe e mbrojti të drejtën për të bërë shaka për liderët dhe sistemin politik të Indisë. Ai theksoi se liria e shprehjes është e garantuar nga Kushtetuta indiane dhe se ai nuk do të trembet nga kërcënimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat