694 të vdekur dhe 1,670 të plagosur nga tërmeti në Mianmar

Azia

694 të vdekur dhe 1,670 të plagosur nga tërmeti në Mianmar

Më: 29 mars 2025 Në ora: 06:20
Mianmar

Të paktën 694 persona u vranë dhe 1,670 u plagosën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që tronditi Mianmarin të premten , njoftoi Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), duke cituar një raport të ri të lëshuar nga junta që sundon vendin aziatik.

Tetë vdekje të tjera janë raportuar deri më tani në Tajlandën fqinje, ku një rrokaqiell u shemb për shkak të tërmetit.

Myanmari u trondit të premten në mëngjes nga një tërmet 7.7 ballë i përqendruar 16 kilometra në veriperëndim të qytetit të Sagaing, me një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, i ndjekur disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë (sipas studimit gjeologjik të USGS).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat